Flash News

KRYESORE

Ish-avokati i Donald Trump shpallet fajtor, pranon se gënjeu Kongresin

Ish-avokati i Donald Trump shpallet fajtor, pranon se gënjeu Kongresin

Ish-avokati i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Michael Cohen, pranoi se ka gënjyer Kongresin lidhur me hetimet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Cohen, para gjykatës u deklarua fajtor duke pranuar se ka fshehur lidhjet mes njerëzve të fushatës së Trump dhe avokatëve rusë të dyshuar për lidhje me Kremlinin. Ish-avokati i Trump kishte paraqitur një deklaratë të rreme për një projekt në fushën e pasurive të paluajtshme të organizatës Trump në Moskë.

Trump akuzoi Michael Cohenin se po gënjen për të lehtësuar pozicionin e tij përpara drejtësisë. “Ai është një person i dobët dhe ajo që po përpiqet të bëjë është që të përfitojë ulje të dënimit”, u shpreh Trump.

Kujtojmë që Cohen u shpall fajtor në muajin Gusht për shkelje të ligjeve federale, pasi u kishte dhënë para grave që pretendonin se kishin pasur histori pasioni me Donald Trumpin.

 

 

Të fundit