Madje ai kishte paraqitur edhe letra me nënshkrim të falsifikuar të gjoja ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Për gjithë këtë skemë, Tozaj ishte dënuar me katër vite burg. Por, të paktën nga rrjetet sociale, merret vesh se ai po shijon lirinë të paktën nga Nëntori i 2017-tës. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në këtë mes mirëpo ajo që ka qenë e dukshme vizualisht është ndryshimi i madh në dukje për Eltonin i cili gjatë një viti e pak në mbajtje fillimisht, e pastaj me shqiptim të dënimit ka humbur shumë peshë duke mos u njohur nga Eltoni i Big Brother që mbajnë mend ata që e ndoqën vite më parë spektaklin.