Flash News

KRYESORE

Ish-banorja e Big Brother që provoi të bëhej gazetare: Mediat në Shqipëri nuk kanë as lekë as liri

Ish-banorja e Big Brother që provoi të bëhej gazetare: Mediat

Alba Çobaj është një nga ish-banoret e Big Brother e cila kishte shumë dëshirë të provonte dhe në botën e medias dhe pas daljes nga Big Brother ajo ishte moderatore në MAD Tv (sot IN Tv).

E ftuar në “Thumb”, Alba tregoi se pse u shkëput nga media, duke thënë se media paguan pak dhe nuk vlerësohet.

“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media. Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”, ka thënë Alba.

Të fundit