Flash News

KRYESORE

Ish-deputeja Meçorapaj: Tre kërkesa për ambasadoren e re amerikane

Ish-deputeja Meçorapaj: Tre kërkesa për ambasadoren e re

Ish-deputetja e PD në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka uruar SHBA-të në 243 vjetorin e krijimit. Me këtë rast, ajo shpreson që ambasadorja e nominuar për Shqipërinë, Yuri Kim “të dallojë në Shqipëri eklipsin që po i ndodh demokracisë, balancës së pushteteve dhe idesë amerikane”.

Statusi i plotë:

Guami është territori i parë ku, për arsye të zonës kohore, festohet e para dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 korriku. Ambasadorja e nominuar nga Presidenti Trump për të përfaqësuar ShBA në Tiranë, Yuri Kim është nga Guami.

Shpresojmë shumë që, ashtu siç zona prej nga ajo vjen e sheh e para 'diellin' e ditëlindjes së Amerikës, zonja Ambasadore të dallojë në Shqipëri eklipsin që po i ndodh demokracisë, balancës së pushteteve dhe idesë amerikane.

Gëzuar ditën e Pavarësisë, Amerikë!

Të fundit