Flash News

KRYESORE

Ish-deputetët e PD në Prokurorinë e Tiranës, Alibeja publikon foton: Dy duar për një kokë janë

Sot, ish deputetë të PD u paraqitën në Prokurorinë e Tiranës, pas akuzës për hyrje me dhunë në komisariat dhe për kundërshtim të policisë natën e 16 shkurtit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Alibeaj, tha se akti i përgatitur nga prokuroria është tërësisht e pavlerë.

“Nuk ka asnjë akuzë. Nuk dimë se çfarë materialesh ka mbledhur prokuroria. Ne këtu do të jemi, ne respekt të ligjit. Dy duar për një koke janë, u bej thirrje shqiptareve te bashkohen ditën e diel”,- tha Alibeaj.

Ish deputeti publikoi një foto, ku sipas tij tregon alkoolin e konsumuar në krye të detyrës nga drejtuesit e lartë të policisë dhe prokurorit Kolë Hysenaj natën e 16 shkurtit.

Ndërkohë, një ditë më parë, gjashtë përfaqësuesit e PD denoncuan pengimin me dhunë nga policia të ushtrimit të detyrës së tyre kushtetuese si deputetë.

Të fundit