Flash News

KRYESORE

Ish-deputetet nxjerrin dokumentet e certifikuara të Gjykatës: Zgjedhjet në Vorë u blenë

Dy ish-deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë nxjerrë dokumentin e certifikuar të Gjykatës së Tiranës që dëshmon se zgjedhjet në Vorë janë blerë.

Në dokumentine Gjykatës, bëhen të ditur emrat e personave që akuzohen për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” si dhe dënimet e dhëna nga gjykata për ta.

Reagimi i Floida Kërpaçit:

Edi Rama

Shqiperia qe ti do, fal teje sot drejtohet nga krimi dhe bandat!

Shqiperia qe ti do, fal teje eshte ne fukarallek, nderkohe qe nje grusht njerezish qe ti mbeshtet jetojne me lukse e te mira!

Shqiperia qe ti do, fal teje ka debuar 400.000 qytetare Shqiptare nga vendi yne!

Shqiperia qe ti do, fal teje, i sherben nje grushti njerezish te kapur dhe ne funksionin tuaj por jo te qytetareve te thjeshte te vendit!

BOLL MË me propagande dhe shoë ne ERTV sepse nuk ti beson me njeri mashtrimet!

Populli Shqiptar e ka vendosur te ardhmen e Shqiperise!

Gjeni ketu dhe vendimin e gjykates qe fakton

per blerjen e votave ne Vore nga Partia Socialiste! Nderkohe presim hetimin e dosjes se publikuar nga Zeri i Amerikes, dosja e prokurorise me nr. 339.

Edi Rama- Game Over!

Populli- Game its ON!

Reagimi i Kejdi Mehmetajt:

A të qaj 15 minuta?

E bëri hartimin e rradhës! Frika i ka hyr në palcë, jo vetëm se i humbi pushteti, por se shqiptarët nuk do ja falin as pas rrëzimit dëmin që ka shkaktuar.

Edi Rama, je i marrë fund!

Bashkangjitur keni vendimin e gjykatës që çertifikon blerjen e votave në Vorë, si në Vorë njësoj ka vepruar në të gjithë Shqipërinë.

Bëju një hërë në jetën tënde një nder shqiptarëve, mos u ndot më ekranet në orët e pasdites.

 

Të fundit