Flash News

KRYESORE

Ish-deputetët nxjerrin pamjet nga zyra, Alibeaj: Drejtorë policie e prokurorë ishin mbytur nën avujt e alkoolit

Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u përfshinë në përplasje fizike me policët brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit janë vendosur nën hetim për veprime kundër efektivëve të policisë.

Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Enkelejd Alibeajn, Gent Strazimirin, Klevis Balliun, Xhemal Gjunkshin dhe Anton Frrokajn, të cilët janë njoftuar që të paraqiten të enjten prej orës 09:30 para prokurorit.

Asokohe deputetë, me të drejtën për të kërkuar informacione nga zyrtarët e lartë, kanë shkaur në zyrën e Policisë ku, sipas tyre kanë gjetur drejtorë policie e prokurorë nën avujt e alkoolit.

“Detyra e vetme që drejtori i Policisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nëndrejtorët e policisë, prokurorët ishin të impenjuar nga  avujt e alkoolit, ndërkohë që qytetarët dhunoheshin, meroheshinm, arresoheshin”, u shpreh Alibeaj në konferencën për median.

“Këto  funksionarë, ishin sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkoolit”, tha më tej ai.

Sipas ish-deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se policia i kishte penguar në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të marre informacion.

Të fundit