Flash News

KRYESORE

Ish deputeti: 16 protestues u thirrën në komisariat në orët e vona të natës, pa asnjë argument

Ish deputeti: 16 protestues u thirrën në komisariat në orët

Ish deputeti Tritan Shehu ka denoncuar në rrjetet sociale se 16 protestues u thirrën në komisariatin e qarkut të Gjirokastrës në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Pas protestës së pasdites së djeshme, sipas Shehut, pjesëmarrës nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti e Këlcyra u thirrën në komisariatet përkatëse, pa asnjë argument.

Reagimi:

Nje veprim arbitrar i Drejtorise se Policise se Qarkut te Gjirokastres, krejt jashte kontekstit, thjesht per te terrorizuar qytetaret

16 protestues paqesor nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Permeti e Kelcyra u thirren ne komisariatet perkatese, ne oret e nates, pa asnje argument per ate kerkese e aq me teper per ate “urgjence”!

Kjo krejt ne kontrast me Protesten paqesore, civile e te gjere, qe u mbajt sot ne ate Qark.

Falenderimet me te ngrohta te gjithe pjesemaresve, mbeshtetesve, qendrestareve te sotem.

Të fundit