Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Arrestohet djali i policit në detyrë, kush qëndron pas babait me post drejtues dhe të birit trafikant?

Ish-deputeti: Arrestohet djali i policit në detyrë, kush qëndron

Ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi denoncon se i arrestuari një ditë më parë për trafik droge në Peshkopi është djali i Qemal Vranezit, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.

Sipas tij, i biri endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për "trafikim të lëndëve narkotike" dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale".

“Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.

35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.

Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për "trafikim të lëndëve narkotike" dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale".

Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;

Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant?

Mbrojtja vjen nga kupola drejtuese e partisë socialiste në pushtet. Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën”, shkruan ish deputeti.

Të fundit