Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti Balliu: Rama në spital pas protestës së opozitës. Kryeministrin e mohon: Tani po pikturoj në atelie

Ish-deputeti Balliu: Rama në spital pas protestës së
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka replikuar  me kryeministrin, pas një statusi ku ai shkruante se ‘Rama përfundon në spital pas 16 marsit’. Kreu i ekzekutivit e mohon një lajm të tillë, duke sqaruar se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se qenë edhe duke punuar për pasionin e tij; pikturen. “Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s'i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit. Flm për merakun”, shkruan Rama ne 'Twitter'. Menjëherë reagoi Balliu, që pohon se dëshiron që kryeministri të jetë mirë me shëndet, mirëpo nëse është e mundur të bëjë nj video dhe ta publikoj në ‘ERTV’. “5 muaj në protestë nuk the një fjalë. Sa dolëm tek shëndeti jot fillove avazin e vjetër. Unë dëshiroj që të jesh shëndosh e mirë me shëndet, si babai i një shoku të shkollës. Madje dëshiroj që mjekët të ta lejojnë sërish celularin.  Dhe ti mos abuzo më duke shkruar sidomos fjalët ‘babë e bir’ se këtu ti ngatërrohesh keq. Meqe je mirë, siç edhe thua, bëj një video live në ERTV”, shkruan Balliu në ‘Facebook’.

Të fundit