Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti denoncon një tjetër rrugë ‘të florinjtë’, kushton 10.2 milionë euro për kilometër

Ish-deputeti denoncon një tjetër rrugë ‘të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar ndërtimit te by pass-it të Tepelenës, që raportohet se do të kushtojë rreth 10.2 milionë euro për kilometër. Shehu thotë se ky by pass po ndërtohet në rrugën ekzistuese, ndërsa by pass-i i Fierit me katër korsi, i monitoruar nga Banka Botërore, kushtoi 2.2 milionë euro për kilometër.

Ish-deputeti demokrat ngre pyetjen nëse këto miliona euro do të përfundojnë në Tepelenë dhe Tiranë, për t’u përdorur në fushatën elektorale.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

A është Tërmeti (Peçi) e ‘Rilindja’ e Tepelenës në mbledhje të financimeve për “fushatën zgjedhore”?

I ashtuquajturi By pass “i artë” i Tepelenës kushton rreth 10.2 milionë euro për km!

Nuk është ky By pass, është 2.3 km në gjurmën e rrugës ekzistuese, me dy kalime, me gjerësi 10.5 m, në shumicë mbi trasenë e vjetër poshtë Kalasë së Tepelenës, që po rikonstruktohet me vlerë 28,5 miliardë lekë, pra rreth 24,5 milionë euro.

Ndërkaq dua t’ju kujtoj se By Pass i Fierit, autostradë me katër korsi, i financuar e kontrolluar nga Banka Europiane, ka koston rreth 2.2 milionë euro për Km.

Ndërsa me tabelat e vendosur aty, duke përdorur gjoja lotuset, përpiqen të fshehin vlerën reale të të gjithë investimit.

Pyetja del e qartë, ku do të përfundojë kjo diferencë gjigande vlerash financiare, në Tiranë, në Tepelenë, tek të dyja bashkë?

Këtë duhet ta përcaktojnë institucionet që e kanë për detyrë.

Të fundit