Flash News

KRYESORE

Ish deputeti Flamur Noka: Për dosjen 339 ka patur një fletë-arresti, por u ndalua para se të ekzekutohej

Ish deputeti Flamur Noka: Për dosjen 339 ka patur një

Ish deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “News 24” se ka patur një fletë-arresti për dosjen 339, por sipas tij, është ndaluar rrugës para se të ekzekutohej.

Gjithashtu, Noka ka komentuar edhe djegien e mandateve, duke u shprehur se situata kishte shkuar deri në atë pikë sa nuk mund të përfaqësonin më votuesit në atë parlament.

“Pse u kthyem nga deputet në ish-deputet? U konsumua çdo lloj rruge komunikimi me maxhorancën dhe me këtë kryeministër. Arriti puna që ne ishin të padobishëm dhe nuk mund të përfaqësonin ata që na kishin votuar. Jeni edhe ju dëshmitar se ne kemi ngritur zërin për kriminalizimin e administratës. Inkriminimi total i policisë dhe koha e vërtetoi. Nuk ka ndodhur rastësisht që zemra e Europës u kthye në Kolumbi. Korrupsioni është galopant, Shqipëria është për herë të parë në listën e pastrimit të parave të zeza.  Ka qenë një fletë arresti i prerë për dosjen 339, por është tërhequr rrugës.

Është e pamundur që këtij pushtetit t'i numërosh skandalet. Nëse këto skandale do të ndodhin në një vend të Europës do të binte qeveria brenda 24 orësh. Qeveria vjedh votat dhe rri në këmbë. Përzë 500 mijë shqiptarë dhe del dhe i bën budallenj shqiptarët. Sot pas dosjes 339, të gjithë ne e kuptojmë se pse Rama doli në fushatë me tepsi dhe timon, pa program”, tha ai.

 

Të fundit