Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti Gurakuqi kritikon prokurorinë: Kushdo që mbron ‘bishën’, do japë llogari

Ish-deputeti Gurakuqi kritikon prokurorinë: Kushdo që mbron

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi kritikon Prokurorinë e Krimeve të Rënda që u kërkoi gazetave të mos publikojnë më detaje nga dosja 339.

Sipas tij,  kushdo qe i shërben verbërisht bishes se plagosur (i referohet Edi Rames) edhe ne orën e fundit, do japë nesër llogari para ligjit. “Nje prokurori mirefilli e pavarur, profesioniste dhe e arsyeshme, e cliruar nga pengjet politike dhe kriminale, e pastruar nga nderlidhjet e korrupsionit te kahershëm, e mbrojtur nga kercenimet, qe mbron Shtetin dhe respekton Lirite Qytetare, duhet te jete synimi me i rendesishem i reformes se sistemit te drejtësisë”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Pergjimet e publikuara tregonin bisedat e Vangjush Dakos me drejtuesit nje grupit kriminal, Astrit Avdylaj dhe ndikimin e ketij te fundit ne shit-blerjen e votave.

Statusi i plotë:

“Ne prokuroret e shtetit e kemi humbur luftën me  krimin”, deklarate kjo e një prokurori shqiptar ndaj gazetarit te Bild.

Dhe unë e besoj plotësisht thënien e tij. Sot, prokuroria gjendet nen nje presion te gjithanshëm, qe vjen paralelisht, nga qeveria dhe nga organizatat kriminale.

Mjafton te lexosh urdhrin e fundit antikushtetues drejtuar medias dhe e kupton ne cfare situate te mjeruar ndodhet ky institucion i pavarur i shtetit: Prokurore qe për dy vite nuk kane kryer detyrën e tyre ndaj publikut, kane zvarritur ceshtjen themeltare te legjitimitetit te një qeverie, marrin guximin te kercenojne shtypin e lire dhe qytetaret private.

Emrat e dale nga përgjimet sot, ia kane përmbysur fasadën elektorale PS dhe arsyen qeverise per te qëndruar me ne këmbe.  Alarmi i rënies se qeverise eshte adresuar mbi Prokurorine, e cila eshte yshtur per te bere nje paralajmerim te dëshpëruar, te keqinterpretuar juridikisht.

Askush nuk pyet me për kërcënime te tilla. Kushdo qe i shërben verbërisht Bishes se plagosur edhe ne orën e fundit, do japë nesër llogari para ligjit.

Ndërkohe, ajo qe ne nuk dimë, janë kërcënimet e përditshme qe prokuroreve publike u vijnë nga bota e nendheshme e krimit. Kur Gangsteret vendosin ne rresht Kryeministrin e vendit, Kryetaret e Bashkive, imagjinoni cfare ndodh me prokurorin e thjeshte shqiptar dhe familjaret e tyre. Dhe prokuroret e shtetit qe duan t’i shërbejnë publikut kane nevoje te mbrohen.

Nje prokurori mirëfilli e pavarur, profesioniste dhe e arsyeshme, e cliruar nga pengjet politike dhe kriminale, e pastruar nga nderlidhjet e korrupsionit te kahershëm, e mbrojtur nga kercenimet, qe mbron Shtetin dhe respekton Lirite Qytetare, duhet te jete synimi me i rendesishem i reformes se sistemit te drejtësisë.

Të fundit