Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti hedh dyshime për takimin e Ramës me Trump: U largua me urgjencë drejt Nju Jorkut, ku është njoftim zyrtar?

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu hedh dyshime se takimi i disa ditëve më parë që kryeministri Rama njoftoi se takoi Presidentin Trump nuk është i vërtetë.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan se Rama duhet të sqarojë publikun si qëndon ky takim, pasi as njoftim zyrtar nuk pati.

 “Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashteme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte present aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!”-thekson Shehu.

Postimi i plotë

“Rama eshte i detyruar te sqaroje opinion:

Ne kulmin e fushates pompoze “antitermet” te kesaj qeverie, Kryeministri u largua me urgjence drejt selise se OKB ne Neë York, ku sipas deklarates se bere do te takonte Presidentin Trump.

Me tej deklaroi qe “takimi” u realizua dhe botoi nje foto me Presidentin amerikan….por vetem kaq, megjithese cuditerisht u tha qe gjithecka do shpjegohet ne vazhdim.

Pa asnje dyshim nje takim i tij me Presidentin Trump do te ishte nje ngjarje e shenuar per vendin tone, per maredheniet me kete partner Gjeostrategjik, por edhe per Rajonin ne terresi.

Eshte detyrim i Kryeministrit, zyres se tij, Ministrise sone te Jashteme te leshonin menjehere nje njoftim zyrtar per ate takim, te njoftojne sa zgjati ai, kush ishte present aty, ku u be, thelbin e ceshtjeve qe u diskutuan ne ate, etj….nqs kjo ndodhi!!!

Kjo praktike e detyrueshme dhe etike eshte ndjekur jo vetem per nje te tille takim te shume mire pritur e te rendesishem, por edhe per te tjere, psh nje njoftim i tille zyrtar megjithese i cunguar, u be normalisht edhe per takimin me Kryeministrin e Greqise.

Fatkeqesisht deri me sot kur kane kaluar disa dite, ka vetem heshtje te pa justifikuar, qe ne realitet mund te interpretohet gabimisht edhe si nje mos vleresim i Kryeministrit tone per ate “takim”!

Ndersa ne listen e Shtepise se Bardhe te takimeve te Presidentit Trump ne kete sesion te OKB nuk figuron asnje takim me Kryeministrin tone.

Opinioni yne eshte ne pritje te nje sqarimi zyrtare!”-shkruan Shehu.

Të fundit