Flash News

KRYESORE

Ish deputeti i PD denoncon: Në Teatër u futën forcat komando, por me maska që të mos identifikoheshin

Ish deputeti i PD denoncon: Në Teatër u futën forcat komando, por

Ish deputeti i PD-së, Çlirim Gjata, i ftuar në RTV Ora duke komentuar momentet e ndërhyrjes së policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar shprehet se një pjesë e tyre nuk kanë qenë policë, por forca komando.

Sipas Gjatës shumica prej tyre nuk mbanin mjete identifikuese dhe maska për të mos u dalluar. Demokrati mendon se kjo është shkelja më e madhe penale dhe se ministri i Brendshëm e drejtuesit e policisë duhet të pagujanë me burg.

“Policia ka qenë me skafandra të bardha, me kapuç, biles kishte edhe me helmeta të zeza e armë, sikur të ishim terroristë. Kjo është shkelja më e madhe penale dhe ministri i brendshëm duhet të jetë në burg së bashku me drejtorë policie. Çfarë do policia e shtetit me armë zjarr në një protestë për mbrojtjen e Teatrit. 

Kur dolën afër ministrisë së Brendshme, kam parë mbi 20 persona me të zeza, kur me vrap janë larguar me një furgon me xhama të zinj. Pastaj ka dalë një deklaratë e policisë së shtetit që s’ka pasur armë dhe gjoja janë dëmtuar dy policë. Dikush do të përgjigjet për këto gënjeshtra. Kanë qenë minimumi 10 policisë për një person. Ishte operacion policor-ushtarak. Pa numra identifikues. 

Nga ajo që më thonë ekspertët e policisë, unë denoncoj, se pjesa më e madhe nuk ishin nga policia, por nga forcat komando. Janë veshur me uniformë policie, pa numra dhe me maska që të mos identifikoheshin. Më thonë që vetëm një operacion ushtarak mund të jetë efikas”, tha Gjata.

Të fundit