Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD ‘guxon’ sërish: Ç’më bëre zoti Rama! Më le djemtë pa martuar!

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi sot është një ditë e veçantë.

Një nga djemtë e tij ka ditëlindjen dhe mbush 14 vjeç.

Duke ironizuar edhe zhvillimet e fundit politike, ku edhe ai vetë ka qenë i përfshirë, Bylykbashi uron të birin, duke mos kursyer edhe ironinë për kryeministrin Edi Rama.

“Marlindi sot ka Ditëlindjen! Mbush 14 vjeç! C’më bëre zoti Rama! Më le djemtë pa martuar! Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua!! “, shkruan ish deputeti në rrjetet sociale.

Bylykbashi u procedua pak ditë më parë në gjendje të lirë pasi sipas specialistëve për Hetimin e Krimit Kundër Personit, për tri vepra penale,  “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengim me dhunë i veprimtarisë së partive politike”, si dhe “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Masa ndaj kreut të PD-së së degës Elbasan erdhi pas fjalimit të tij në një takim të Aleancës për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.

Të fundit