Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD publikon skandalin e radhës të PS: Që ditën e parë blen vota me ushqime

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar partinë Socialiste se e ka nisur fushatën me blerje votash. Ai ka publikuar prova në Facebook, ku tregohet se në Elbasan janë shpërndarë ushqime te banorët, me qëllim për t’u marrë më pas votën.

Statusi

SKANDAL!

Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.

Fillon e blen vota që ditën e parë.

Me anë të Bashkisë me mbikëqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.

Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.

Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.

I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.

Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.

Faza e dytë është me para kesh në dorë.

Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!

Të fundit