Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD-së darkon me Andrea Bocellin e Mateo Salvinin: Do na ndihmojnë të bëjmë Shqipërinë

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka darkuar me njerëz të artit e politikës italiane, ndër të cilët edhe këngëtarin e famshëm Andrea Bocelli dhe kryetarin e Lega Nord, Mateo Salvini-in. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me foto nga tryeza, Shehaj thekson se italianët duan një Shqipëri europiane dhe se janë të gatshëm të na ndihmojnë në kapërcimin e vështirësive tona.

"Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini. Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të këpërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite. Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë", shkruan Shehaj.

 

Të fundit