Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD sfidon KQZ: Këto janë shifrat e vërteta të pjesëmarrjes në qarkun e Gjirokastrës

Ish-deputeti i PD sfidon KQZ: Këto janë shifrat e vërteta të

Partia Demokratike hodhi akuza të drejtpërdrejta që prej ditës së djeshme ndaj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për falsifikim të pjesëmarrjes së qytetarëve në votimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu reagon me një status në rrjetet sociale se cilat janë shifrat reale të pjesëmarrësve dje në qarkun e Gjirokastrës, ndryshe nga ç’deklaroi dje KQZ.

Postimi:

Qarku i Gjirokastres hodhi ne Vjose Narkoshtetin!

”Termet” manipulimesh jane rezultatet e KZAZ-ve e KQZ-se per Qarkun e Gjirokastres!

Te publikohen menjehere listat e “votuesve”, qe secili te shohe emrin e tij.

Edhe pse nen nje presion te pa pare qe njerrezit si “bageti” te shkonin ne qendrat e ”votimit”....

Edhe pse mos pjesemarja ishte thjeshte e identifikueshme....

Edhe pse pa kandidate alternative, pa fushate alternative...

Banoret e ketij Qarku me vlera te pa llogariteshme i hodhen ne Vjose kercenimet e ketij Narkoshteti.

Ata vrane perfundimisht edhe friken, duke u rreshtuar si gjithemone ne anen e parimeve, demokracise.

Cfaredo shifrash te fabrikojne Termeti me shoket e tij, sado flete “votimi” ata futen si kusare e trafikante ne kutite e Qarkut, e verteta nuk eresohet nga asnje manipulim.

Krim per ata ky, turp kush do ta certifikoje kete farse!

E vertata eshte kjo: Gjirokastra 17,53%, Libohova 15,19%,Dropulli 8,5%, Permeti 20,35%; Kelcyra 19,4; Memaliaj 20,19%; Tepelena 22,7%.

Të fundit