Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD sqaron sherrin me komunistët për 5 Maj: U sollën qëllimisht për të krijuar incidente

Ish-deputeti i PD, Ndriçim Babasi ka folur për sherrin e ndodhur paraditen e djeshme te “Varrezat e Dëshmorëve”.

Ai sqaroi se veprimi i tyre ishte mëse i drejtë, përballë asaj që e quajti “provokim nga ana e komunistëve”. Babasi bën fajtore policinë që nuk ka ditur të koordinojë oraret për të shmangur një përplasje të tillë. AI shton se komunistët kanë marrë bekimin e kryeministrit për të provokuar me fotot e ish-diktatorit dhe thirrjet në emër të tij, për të cilat ka edhe një mesazh.

Nuk mund të flas për një përleshje, por për një reagim të dhunshëm nga ana e komunistëve që erdhën të provokonin me foton e “qoftëlargut”, u shpreh Babasi.

Ne shkuam në orarin e caktuar për të bërë nderimet dhe aty u ndeshëm me këtë grup. Iu thamë të hiqnin parullat dhe fotot sepse s’mund të vazhdohet me imazhin e “qoftëlargut” edhe pas 25 vitesh. Ata reaguan keq, kishin edhe shkopinj me vete. Por, në të gjithë këtë histori, faji është i policisë. Kur ka aktivitet PS, lejohen mbështetësit e PS, kështu ndodh me PD dhe me këta “qoftëlargtit”, që duhet të kishin lënë një tjetër orar”, tha ish-deputeti, sipas Gazetës Shqiptare.

Të fundit