Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS e thotë troç: Jam i vetmi i djathtë bashkë me Dashamir Shehun

I njohur ndryshe si ‘kaubojsi’, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj ka folur për aktualitetin politik dhe se si e komenton qeverinë aktuale të drejtuar nga ish-kryetari i tij, Edi Rama.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Ora News’, Ndocaj i është përgjigjur pyetjeve të publikut, të lexuara përmes rrjeteve sociale nga moderatori Besmir Metani.

Mes pyetjeve, një lexues i është drejtuar ish-deputetit se në cilin krah politik bën pjesë, të majtë apo atë të djathtë.

Ndocaj është përgjigjur me sportivitet duke thënë: “Jam i vetmi i djathtë bashkë me Dashamir Shehun”, tha Ndocaj, duke shtuar më tej se qeverisja aktuale lë për të dëshiruar dhe i pari që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama.

Të fundit