Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS i shkruan Xhafajt: Policia më arrestoi baxhanakun, lirojeni!

Ish-deputeti i PS i shkruan Xhafajt: Policia më arrestoi baxhanakun,

Ish-deputeti i PS, Eduart Ndocaj akuzon Policinë e Shtetit se i ka arrestuar 3 ditë më parë në mënyrë të padrejtë baxhanakun e tij, Gjin Uka.

Për këtë, ai i shkruan ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për lirimin e tij, pasi sipas tij është në gjendje të mjeruar ekonomike dhe se preteksi i arrestimit nuk qëndron.

Çfarë shkruan Ndocaj:

Pershendetje z Minister Xhafa

Prej tre ditesh banda e policis Lezhes ka arrestuar nje (kriminel te rrezikshem) gjate kohes qe po percillte gruan e tij per pune. Personi eshte baxhanaku im dhe ju informoj se eshte i dermuar prej varferis sepse eshte i papune fal edhe kesaj qeverie te korruptuar dhe ekstremiste me dhunen e saj ndaj fukarejve. Baxhanaku im eshte babai i tre femijeve dhe nje qytetar i denje dhe policia gjen pretekst ta ndaloj gjate udhetimit me nje motorciklet te vjeter e te bler me mundime. Policia juaj shkel te drejtat e njeriut duke kryer arrestime te paligjshme dhe kjo irriton qytetart e ndershem te cilet ju pershkruajne sipas me tone te ashpra per keto veprime te paligjme e si pergjegjes direkt. Prandaj ju kerkoj lirimin urgjent te z Gjin Uka dhe ti jepet ndihma e domosdoshme per te ndaluar shkatrrimin e familjes tij.

Të fundit