Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS komenton largimin e Shahinit: Mesazh trishtues, u thotë të rinjve ikni!

Ish-deputeti i PS komenton largimin e Shahinit: Mesazh trishtues, u thotë

Ish deputeti i PS, Limoz Dizdari e gjykon si një mesazh trishtues largimin e Besa Shahinit, ministres së Arsimit nga qeveria, pas mbarimit të mandatit dhe mospërfshirjes së saj në fushatën e ardhshme zgjedhore.

Sipas ish-deputetit, në një intervistë për ‘panorama’ largimi i saj është një mesazh edhe për të rinjtë, duke u thënë të ikin.

Është një mesazh trishtues. U thotë të rinjve ikni, është justifikimi i tërë kësaj ikjeje të madhe të rinisë dhe të shqiptarëve. Është një argument i madh se pse po ikin shqiptarët kur ikja nis nga ministrat. Edi Ramës i bie një detyrë shumë e madhe dhe shumë e rëndë dhe mua do të më vijë keq sepse nuk ia uroj këtë fat dhe e them me sinqeritet të vërtet, se deri tani kanë jetuar sic u ka dashur qejfi, tani fillojnë dhe bëjnë firo.

Nuk mund të ikësh nga anija, je i detyruar të rrish në këtë anije që kur ajo të zhytet të mos mbtetet vetëm kapiteni në të, por edhe anëtarë të tjerë të saj. Nëse qeveritarët sillen në këtë mënyrë, ti je më i poshtër se vetë poshtëria, pasi për sa kohë kryeministri të besoi këtë detyrë , një nga dikatsterët më të rëndësishëm, ishte i mirë e pranove, të ëmbëlsoi, dnërsa tani po ikën. Pse po ikën?”, deklaroi ish deputeti socialist.

Të fundit