Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS komenton nervozizmin e Ramës me gazetaren: Ringjalli shpresa se shtypi i lirë ekziston

Ish-deputeti i PS komenton nervozizmin e Ramës me gazetaren: Ringjalli

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka komentuar debatin që pati kryeministri Rama me gazetaren Ambrozia Meta.

Harasani, pasi vlerëson sjelljen e gazetares shprehet se individë të tillë ringjallin shpresa se shtypi i lirë ekziston sepse ka njerez qe ende e quajnë ditën ditë e natën natë.

Sakaq komentin e tij, Harasani e mbyll me fjalët: “Unë mund të jem gabim. S’do ishte hera e parë. Dhe as e fundit. Por, besoj shumë së kam të drejtë në këtë”.

Statusi i plotë:

Besoj shume qe ne do behemi komb kur pervec solidarizimit me fushaten kunder sulmeve ndaj balenave ne Oqeanin Indian, solidarizimit me te drejtat e opozites se Iranit, solidarizimit me te drejtat e grave ne Vietnamin Jugor, TE SOLIDARIZOHESHIM DHE TE FALENDERONIM GAZETARE SI AMBROZIA META.

JO se ka nevoje ajo per solidarizimin e falenderimin tone, por sepse nepermjet asaj dhe djemve e vajzave si ajo, ringjallet shpresa se shtypi i lire egziston, sepse ka njerez qe ende e quajne diten dite e naten nate!

Une mund te jem gabim. Sdo ishte hera e pare. Dhe as e fundit. POR BESOJ SHUME SE KAM TE DREJTE NE KETE!

Të fundit