Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS për Luan Hajdaragën: Punuam bashkë në kohërat më të vështira të opozitës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle kujton kohët e vështira kur punoi me ish-ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Përmes një postimi në “facebook”, Dokle shpreh dhimbjen nga ndarja e parakohshme nga jeta të ish-kolegut të tij, në kohën kur PS ishte në opozitë.

Statusi i plotë:

LAMTUMIRE, MIK I DASHUR!

Dhimbje dhe trishtim te madh te shkakton nje vdekje si ajo e mikut tim LUAN HAJDARAGA. U nda na ne nje njeri qe edhe per shume kohe mund te vazhdonte bashkeudhetimin me ne. U nda nga jeta nje mik dhe koleg, me te cilin punuam bashke ne koherat me te veshtira te opozites, por njeheresh edhe ne kohen qe idealet e se drejtes, lirise dhe demokracise se vertete, gjallonin e na jepnin force e besim per te mos u ndalur.

Nuk do ta kemi me mes nesh njeriun e mire dhe pa hile, intelektualin e vertete dhe jo te manipuluar, politikanin, sa te qete aq edhe te vendosur, sa te thjeshte aq edhe vizionar. Te punoje perkrah me Luanin, ndjeje siguri dhe shprese, qetesi dhe besim. Lamtumire, mik i dashur!

Të fundit