Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS-së uron Mimi Kodhelin me poezi erotike; ‘ku shkuan fjalët që m'i thoje me aq zjarr’?

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj ka zgjedhur që ish-kolegen e tij në PS, Mimi Kodheli, me rastin e ditëlindjes, ta urojë përmes një poezie.

Në poezinë e botuar në rrjetin social Facebook, Ndocaj i kujton Kodhelit kohën kur të dy ishin deputet të qarkut të Lezhës, ndërsa ka përshtatur edhe vargjet e një kënge të Anita Bitrit.

Postimin e tij, ish-deputeti e shoqëron edhe me një foto montazh ku shfaqe së bashku me Kodhelin.

Postimi i Ndocajt

Atëherë, kur hidheshin themelet e Rilindjes.

Uronim dhe Mimin për ditëlindje.

Premtimet e Lezhës i harrove shpejt,

Kukësit i vure taksë për shtëpin e vet.

Një përshëndetje kam për ty "kolege",

Që tek kënga e bejtja mbete.

Anita Bitri dikur këndoj,

e sot ti e meriton.

"Ku shkuan fjalët që m'i thoje me aq zjarr?

Ku shkuan premtimet që bëje cdo mëngjes?

Ku fluturoj e jotja qeveri e parë?

Që për Lezhën dhe Kuksin ju ke sjell vetëm stres!

Të fundit