Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS thirrje Edi Ramës për Teatrin Kombëtar: Bankën jashtë Shqipërie ta gjej unë

Ish-deputeti i PS thirrje Edi Ramës për Teatrin Kombëtar:

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të ngrihet mbi inatin dhe të tërhiqet nga vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar. Duke vlerësuar gjestin e presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit, Harasani kërkon nga Rama që të premtojë një teatër modern me fondet e buxhetit.

Sipas tij, çdo bankë do e miratonte një kredi 20 vjeçare për Qeverinë për të ndërtuar teatrin e ri. Harasani shprehet i gatshëm për të gjetur bankën jashtë vendit për të financuar këtë kredi, nëse kjo nuk arrihet në Shqipëri.

Reagimi i Andis Harasanit:

Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin!

Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte!

Do të falënderojnë të gjithë!

Të fundit