Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Kjo qeveri i ka tradhtuar shqiptarët për shkak të lidhjeve me krimin

Ish-deputeti: Kjo qeveri i ka tradhtuar shqiptarët për shkak të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në “News24” është shprehur se kësaj qeverie po i vjen fundi, pasi ka tradhtuar shqiptarët për shkak të lidhjeve të saj me krimin.

“Kjo qeveri ka tradhtuar popullin. Ka 6 vjet që tradhtohet populli shqiptar nga një qeveri e kriminalizuar. Kjo qeveri me bandat në katër anët e Shqipërisë është në fundin e vet. Këta po ndjejnë fundin e tyre dhe po bëhen qesharakë. Mjafton të përmendësh lidhjet e këtyre me kriminelët, të përmendësh dosjet 339 dhe 184 ku flitet për krim të organizuar, për të kuptuar se kemi në krye një qeveri kriminale. Në dosjet 339 dhe 184 ka telefonata të kriminelëve të njohur me zyrtarë të lartë të qeverisë. Kjo qeveri është e lidhur me krimin deri në fyt”, tha Strazimiri.

Strazimiri shtoi se kjo qeveri kontrollon Prokurorinë dhe se organi i akuzës është bërë njësh me qeverisjen. Ai tha se Prokuroria nuk po vepron për dosjet që ka përmendur opozita, sepse është e kapur. Për Strazimirin, është e pakuptueshme sesi Prokuroria nuk vepron kur Vangjush Dako del dhe thotë publikisht se flet e bashkëpunon me kriminelë.

Të fundit