Flash News

KRYESORE

Ish deputeti: Kuvendi ka humbur funksionin real, aty e ndjeja veten të padobishëm

Ish deputeti: Kuvendi ka humbur funksionin real, aty e ndjeja veten të

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion, ka folur për dorëzimin e mandatit, të cilin tashmë e ka marrë Enada Koçiraj.

“E ndieja veten të padobishëm në një Parlament që e kishte humbur funksionin real. Me këtë lloj Kuvendi, më mirë në auditore. Aq më tepër mos prisni të shaj auditorin, se kam kontribuuar 30 vjet. Ky lloj Kuvendi nuk iu shërben shqiptarëve. Po kthehej në një teatër marionetash e reklamash. I padobishëm për shqiptarët”, tha Rrokaj.

Lidhur me vendimin për të përfshirë Gjuhën Shqipe në të gjitha degët e universiteteve, Rrokaj është shprehur se e mbështet këtë vendim.

“Ne kemi të bëjmë me një njeri që hedh ide, por nuk është i zoti apo nuk ka ekip për t’i shkuar deri në fund këtyre problematikave”, shprehet Rrokaj, duke folur për Ramën.

 

Të fundit