Flash News

NDËRKOMBËTARE

Ish-deputeti i LSI elozhe Edi Ramës: Urime për titullin e lartë, por nuk kam hallin tënd…

Ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami e ka pritur shumë mirë vlerësimin e kryeministrit Edi Rama me titullin “Legjioni i nderit” në Francë dhe urimet ia ka shprehur me një koment në “Facebook”.

Në foton e medaljes së publikuar nga vetë Rama, Selami shkruan: “Urimet më të mira për këtë titull të lart dhe të merituar! Nuk kam hallin tënd se nuk të bëjnë shumë përshtypje titujt, po kam hallin e hienave që do i lesh pa gjumë hahaaaa.”

Shkëlqim Selamit iu hoq mandati nga KQZ për shkak të një problem me drejtësinë italiane, por në media ky veprim u komentua si hakmarrje e Ilir Metës për afrimin e deputetit me Ramën.

Të fundit