Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Ministrave u kontrollohen edhe të mbathurat para se të ulen për drekë me Ramën

Nënkryetari i PD, njëherësh ish deputet, Edi Paloka ka ironizuar mënyrën se si u prit sot kryeministri Edi Rama në Shkodër, ku dhjetëra banorë i bllokuan rrugën para se të kalonte eskorta e tij.

Sipas Palokës, kur lëviz kryeministri duket sikur po dislokohet ndonjë bazë e NATO-s, nisur nga forcat që e shoqërojnë.

“Ne Kukes shkon me helikopter !

Ne Malsi te Madhe kalon ferrash !

Kryeministrine dhe Parlamentin i ka rrethuar sikur te jete ne Rripin e Gazes e jo ne kryeqytetin e nje vendi qe pret te antarsohet ne BE.

Kur leviz rrugeve me makine, te krijohet pershtypja sikur eshte duke u dislokuar ndonje baze e NATO-s aq shume mjete e forca e shoqerojne.

Nje ushtri me bodyguard ju kontrollojne deri te mbathurat edhe ministrave perpara se te ulen per dreke me te!

Surreli “i merr te keqen” Bllokut te dikurshem se ne cdo ferre e mullar bari ka nga nje roje . Kalamajte e fshatit as balona nuk ngrene dot me ne Surrel se i rrethon garda dhe i asgjeson si rrezik per sarajet e liderit suprem .

Antiplumbin nuk e heq as kur futet ne dush!

E megjithate vazhdon te bej “cubin” arrogantin dhe te fortin.

Zoti ja shtofte inatin...!”, ironizon Paloka.

Video/ Përplasje fizike me FNSH, si e kaloi eskorta e Ramës protestën e shkodranëve

Të fundit