Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti ndërron jetë, Ruçi letër ngushëllimi: Respekt të thellë për shërbimet që i ka bërë Mirditës dhe Shqipërisë

Ish-deputeti ndërron jetë, Ruçi letër ngushëllimi:

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë gjatë viteve 1991-1992, Ndue Totri, është ndarë nga jeta ditën e sotme pasi vuante nga një sëmundje të rëndë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka dërguar një letër ngushëllimi familjarëve të ish-deputetit, i cili ka qenë inxhinier në industrinë minerale dhe funksionar publik në nivele lokale e qëndrore.

Në letrën e tij Ruçi shkruan se Totri do të mbahet mend me respekt si një person që i shërbeu Mirditës e Shqipërisë.

Letra e plotë:

Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ndues, bashkëshorti, babait, vëllait dhe njeriut tuaj të shtrenjtë dhe ish kolegut tonë të dashur deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndue Totri është një nga inxhinierët dhe specialistët e shquar të Shqipërisë, që ia kushtoi jetën Shqipërisë, Mirditës dhe njerëzve.

Kudo ku shërbeu si inxhiner në industrinë minerale, si funksionar publik në niveletet lokale e qendrore, dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 1991-1992, është shquar për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e lartë, shpirtin e madh dhe zemrën e gjerë.

Nduen do ta kujtojmë me dhimbje,  mall e respekt të thellë për shërbimet që i ka bërë Mirditës së tij të dashur dhe të gjithë Shqipërisë, ekonomisë, shoqërisë, komunitetit, minatorëve, qytetarëve dhe të gjithë atyre me të cilët ka ndarë përkushtimin dhe sakrificat e tij për Shqipërinë.

Të fundit