Flash News

KRYESORE

Ish deputeti nga gjykata: Nuk më intimidojnë dot, do kemi surpriza të tjera për çështjen ‘Babalja’

Ish deputeti nga gjykata: Nuk më intimidojnë dot, do kemi surpriza

Nga Gjykata ku po zhvillohet procesi ndaj tij për “kallëzim të rremë”, ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është shprehur se ka surpriza të tjera për sa i përket çështjes së “Babales” dhe përgjimeve.

Salianji tha se gjykimi i tij është një proces i montuar dhe se në seancë avokatët e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishin bashkë me prokurorin. Ai tha se pavarësisht padive dhe gjyqeve nuk intimidohet.

“Më akuzojnë si organizator dhe se kam dashur të dëmtoj ish-ministrin Xhafaj dhe prokurorinë. Shpresoj të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë sa është ajo e krimit sot. Ngjitur me prokurorin për garanci, ishin avokatët mbrojtës të tij.

Proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova të marrin nën arrest Alfred Nushin dhe Andon Markon. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin, jo vetëm s’më intimidojnë dot, kam 39 procedime padi apo kallëzime, më nxisin më shumë në misionin e politikës. Të tregoj të vërtetën e të mbroj interesin publik. Do kemi surpriza të tjera.

Kanë qenë duke lexuar atë që kanë lexuar më parë. Nuk fajësohem dot për agjitacion e propagandë, nuk ka asnjë provë vetëm indicie. Është një rrugë e pistë që ndjek prokuroria në shërbim të qeverisë për të intimiduar cilindo që denoncon”, deklaroi ish-deputeti i PD.

Të fundit