Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti nxjerr videon: Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar!

Ish-deputeti nxjerr videon: Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka postuar në Facebook një video, ku ka sjellë dëshminë e një çifti të moshuarish që ndodhen në karantinë, pasi kanë ardhur nga Italia.

Spahia nënvizon vëmendja ndaj personave të karantinuar.

Ai i bën thirrje ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të merret me rastin në fjalë me urgjencë, dhe se personave të tjerë në karantinë tu jepet kujdesi I nevojshmë, pasi nuk janë vetëm ‘numra’.

Reagimi i plotë

“Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar! Neglizhencë skandaloze ndaj problemeve të tyre shëndetësore. Siç duket edhe nga denoncimi me video, zonja ka kërkuar ndihmë mjekësore për bashkëshortin e sëmurë dhe askush nuk i përgjigjet! Të karantinuarit nuk janë numra, por njerëz me nevoja, e që kanë të drejta kushtetuese! Më kryesorja, e drejta e kujdesit shëndetësor! I bëj thirrje ministres së shëndetësisë ta shohë me urgjencë këtë rast e të marrë masa që autoritetet shëndetësore t’u përgjigjen nevojave shëndetësore të personave të karantinuar në cdo ambient ku ndodhen!”, shkruan Bardh Spahia.

Të fundit