Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PD merr në mbrojtje dështimin e Agron Dukës: Faji i Bashës se e vuri të pestin në Durrës

Ish-deputeti i PD merr në mbrojtje dështimin e Agron Dukës: Faji

Pasi ka konsumuar hallet e veta në një studio tjetër, dy ditë më parë, ish-deputeti i PD-së në qarkun e Durrësit, Igli Cara, në një intervistë për “Vizion Plus”, merr në mbrojtje kreun e Partisë Agrare, Agron Duka, duke ia faturuar dështimin e tij, Lulzim Bashës që e vendosi në “pozicione humbëse” në listat e demokratëve (i pesti në 14 deputetë).

Cara thekson se Basha përpara fushatës kishte bërë sondazhe dhe dinte se nga sa mandate merrte në Durrës dhe qytete të tjera dhe duke përfituar nga këto sondazhe e vendosi aleatin e tij, kreun e PAA-së, Agron Duka dhe kandidatët e tij në pozicione jofituese.

 “Unë i përgëzoj të katër deputetët që dolën në qarkun e Durrësit. Do të kisha shumë dëshirë të dilte edhe z.Duka, të cilin e respektoj shumë pasi ka një kod burrërie në të bërin politik. Z.Duka humbi, pasi z.Basha i ka ditur më parë sondazhet dhe pozicionet që i dha z.Duka ishin të tëra humbëse. Megjithatë këtë z.Duka duhet ta kërkoj vetëm te z.Basha.”, deklaroi Cara, kur Duka nuk mori as vota në Shijak e as në Durrës, që, nëse do kishte qenë dikush tjetër në vend të tij, me siguri sot do ishte deputet, ndërsa Duka duhet të dilte më vete, i pavarur, për të parë realisht “forcën” e partisë së tij, që në çdo zgjedhje rreshtohet një herë majtas e një herë djathtas e pastaj e ka fajin kreu i PD-së.

Të fundit