Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: PD nuk u përpoq të denatyronte manifestimin e Metës, nuk shkuam me flamuj të partisë

Ish-deputeti: PD nuk u përpoq të denatyronte manifestimin e

Anëtar i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se anëtarët e PD dolën sot në manifestimin e Metës si qytetarë për të mos denatyruar manifestimin.

Kadilli mendon se Ramës nuk i pëlqejnë kompetencat që ka Presidenti dhe tenton të ndryshojë Kushtetutën me akte jo demokratike.

“Ishim si qytetarë, qytetarë të angazhuar, si politikanë. PD nuk u përpoq të denatyronte. Do ishte denatyronte sikur të kishim shkuar me flamur të PD. Ai kërkoi qytetarët dhe qytetarë janë të gjithë dhe mbështetëm e respektuam kërkesën e Presidentit. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk i pëlqejnë Ramës dhe ai ndryshon Kushtetutën. Kjo e çon demokracinë shqiptare në shkërmoqje”, tha Kadilli.

Të fundit