Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti Peza zbardh vendimin që Edi Rama ka marrë për të ardhmen e Fatmir Xhafajt

Ish-deputeti Peza zbardh vendimin që Edi Rama ka marrë për

Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk e ka pranuar kërkesën e Fatmir Xhafajt për dorëheqje nga posti i ministrit të Brendshëm. Kjo të paktën u deklarua nga gazetari Alfred Peza, ish-deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e kaluar.

Peza deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se “nuk ka dorëheqje (të Fatmir Xhafajt) dhe do të ketë rikonfirmim të mbështetjes”. Ish-deputeti nuk sqaroi nëse këtë informacion e kishte marrë apo jo nga brenda PS-së.

Kryeministri Rama ka njoftuar se do të bëjë publik qëndrimin për çështjen ‘Xhafaj’ gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, nesër, në orën 11:00.

Rama kthehet në Tiranë, takim në orët e vona me Fatmir Xhafajn

Të fundit