Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS ‘nxjerr zbuluar’ Ramën dhe drejtoreshën e tij: Nuk ka para nga BE për Skavicën

Ish-deputeti i PS ‘nxjerr zbuluar’ Ramën dhe drejtoreshën

Ish-deputeti i PS, Andis Harasani ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Edi Rama dhe Drejtoreshën  e Investimeve të Huaja në Kryeministri, Majlinda Dhukën, të cilët folën ditën e djeshme për disa projekte që BE do të financojë në Shqipëri në kudër të Procesit të Berlinit.

Rama dhe Dhuka veçuan financimin për hidrocentralin e Skavicës, por Harasani shprehet se ajo vepër nuk ka për t’u bërë kurrë për shkak të kostos së madhe. Sipas deputetit, drejtoresha e kryeministrisë as nuk e kishte idenë se çfarë po lexonte.

Reagimi i Andis Harasanit:

Kjo ceshtja e tregut nderballkanik eshte jo vetem injorance nga ana e BE por dhe arrogance duke dashur te shesin sapunin per djathe.

Te gjendur perballe mungeses se kushteve te tjera per tu vene vendeve dele te Ballkanit e duke mos dashur te zgjerojne me EU tani dalin me ide tregu rajonal!

E perse duhet nje treg rajonal? Ideja e tregjeve rajonale eshte ne thelb kunder idese se Europes se bashkuar me nje treg te perbashket.

Problemi kryesor qe Europa ka, eshte se megjithese eshte nje treg ne rritje, nuk mund te bjere ne nje mendje politikisht. Ndersa kryetaret e vendeve qe bejne sikur rane ne dashuri me idene e tregut rajonal, jane po ata qe benin mbledhje te perbashketa qeverie. Rezultatet e ketyre mbledhjeve I kemi pare. Por mos mendoni se keta kryetare shtetesh nuk e dine qe ideja e tregut rajonal eshte qesharake! E dine me mire se kushdo, por dine se nje perkedhelje nga Merkel u zgjat ditet ne karrige e ndaj per ate perkedhelje jane te gatshem te shesin gjithcka.

Dhe harrojne se Merkel eshte Merkel pasi ne cdo hap qe ben ka primare interesat e vendit te saj.

E meqe jemi ketu, doja te thoja dy fjale per projektet qe ish juristja e bashkise, sot drejtuese e investimeve te huaja ne KM (e pastaj habitemi pse nuk ka investime te huaja ne Shqiperi) u mundua ti shesi medias ne krah te KM.

Me pak fjale tha qe u dhane fonde per studime te tipit Skavica….(ka mbi 20 studime per Skavicen). As mos u lodh zonje. Dhe qeni im e di qe Skavica sdo ndodhe kurre, sepse nuk ka shtet sot qe te shperngule fshtatra te tera nga te pakten 2 shtete te ndryshme e te prese 8 vite pas ndertimit te vepres qe te mbushet rezervuari.

Të fundit