Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti i PS-së, sot drejtor i AMF, shpenzon 153 milionë lekë për makinën dhe zyrën

Ish-deputeti i PS-së, sot drejtor i AMF, shpenzon 153 milionë

Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), Ervin Koçi ka planifikuar shpenzimin e afro 61 milionë lekëve për arredimin e zyrës së tij.

TPZ shkruan se institucioni i AMF-së, ka zhvilluar një tender të fundit, më datë 11 dhjetor 2017, me objekt “blerje orendi dhe arredim zyre e sallë mbledhjesh” me një fond limit prej 5.383.330 lekë. Bashkë me TVSH-në, kjo vlerë shkon në rreth 61 milionë lekë të vjetra.

Zyra do të vishet me parket me dru lisi ose ahu të staxhionuar në mënyrë natyrale ose artificiale. Bordurat vertikale ose plintuesat sipas llojit të shtrimit të dyshemesë do të jenë me qeramikë, një material që përdoret shumë rallë pasi edhe ky është shumë i shtrenjtë.

Ish-deputeti i PS-së Ervin Koçi pak javë më parë u denoncua për një tender të zhvilluar për blerjen e një automjeti të shtrenjtë që arrinte vlerën e 92 milionë lekëve.

 

Të fundit