Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Pse Samiti i Poznanit ishte ‘shuplakë’ e fortë për qeverinë shqiptare, s’flitet vetëm për mosmarrje fondesh

Ish-deputeti: Pse Samiti i Poznanit ishte ‘shuplakë’ e

Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka zbardhur prapaskenat e Samitit të Poznanit në Poloni, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu e cilëson këtë samit të mbajtur me 5-6 korrik, si një ‘shuplakë’ të fortë për Ramën dhe qeverinë shqiptare, pasi sipas tij nuk flitet vetëm për mosmarrje fondesh, por edhe për një projekt ndarjeje të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në ecurinë e integrimit.

“Rama si struci mbas “subjektivizmit politik”.

Samiti i Poznanit ishte nje shuplake e forte per ate dhe keq qeverisjen e tij, qofte edhe per farsen e 30 Qershorit.

Fatkeqesisht kjo Rilindje keshtu po penalizon nje popull te tere.

Nuk flitet vetem per mos marrje fondesh zhvillimi, per zhvendosje edhe ne planin e vizibilitetit formal te tij atje, por dhe per nje projekt ndarje te Maqedonise se Veriut nga Shqiperia ne ecurine e integrimit.

Dhe te gjitha keto deshtime pergjegjes per te cilat eshte ai vete, Rama mundohet t’i fshehe duke deklaruar se tashme integrimi i vendit varet nga “subjektivizmi politik i vendeve te BE”!!!

Edhe struci eshte pak per ta krahasuar!”, shkruan Shehu.

Të fundit