Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti publikon foto dhe video: Fushata e Ramës me fëmijë shkollash dhe punonjës nga administrata

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi, në rrjetin social Facebook, është shprehur se “udhëheqësi” mbledh në takimin zgjedhor në Belsh fëmijët e shkollave dhe njerëz të importuar nga administrata.

Këtë deklaratë, ish deputeti e shoqëron me video dhe foto ku shihen fëmijë dhe njërëz që nisen me autobusa drejt takimit të kryeministrit Edi Rama të zhvilluar dje në Belsh.

“Shihni si vihen në rresht fëmijët e shkollave në takimin zgjedhor në Belsh. Ka ardhur “udhëheqësi”, t’u tregojë përrallat mashtrime të radhës! Votat i blen me krimin, me dakët e Dakot që i bën kryetarë bashkish! Fushatat i bën me fëmijët! Sheshet i mbush me njerëz të importuar nga administrata.

(Në foto autobuzët e ardhur nga Tirana, Elbasani, Librazhdi, Kuçova, Cërriku) Turp e skandal! Shpëtimi vjen në 8 Qershor”, shkruan Boçi, në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/pcb.2334640603446446/2334640146779825/?type=3&theater

Të fundit