Flash News

KRYESORE

Ish deputeti publikon mesazhin për provimet e maturës: Rrëzohet entuziazmi idioteks i Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit

Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi përmes një statusi në Facebook poston mesazhin denoncues mbi vlerësimin e maturantëve për provimet e Maturës.

Në mesazh thuhet se shumë nxënës me rezultate të ulëta në mësime janë vlerësuar me nota të larta për shkak se kanë kopjuar.

Boçi arsyeton se denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë.

Reagimi i plotë

“MATURA E DENONCUAR

Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor.

Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi.

Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.

Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët.

Me selektim e përcaktim.

Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë”, shkruan Boçi.

 

Të fundit