Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti publikon urdhrat e kryebashkiakut të PS në Whats’up: Çdo punonjës të marrë 4 veta me vete

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar mesazhet e kryebashkiakut të PS në Maliq, Gëzim Topçiu në Whats’up, teksa urdhëron punonjësit e administratës që të sjellin me vete nga katër persona në mitingun e mbajtur sot, me prani edhe të kryeministrit Edi Rama.

“Shëtitjet poshtëruese të Ramës me administratën vijojnë si ekskursione në çdo vend!

Takimi i tanishëm në Maliq i mbushur me autobusë nga administrata e gjithë qarkut Korçë, për pak videot nga cdo zone ku po mblidhen!

Ndërkohë kryetari i bashkisë që kërkon mandatin e gjashtë kërcënon punonjësit e administratës me vendin e punës nëse nuk sjellin 4 persona!

Njësoj siç kërcënon 1600 familjet me ndihmë ekonomike, njësoj si kërcënohen bizneset me gjoba dhe familjaret me bukën e gojës!”, shkruan Salianji.

Më poshtë, mesazhet e zbardhura në grup:

Të fundit