Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti: Rama ka frikë nga bashkimi i shqiptarëve; fleta e votimit s’preket nga koalicionet

Ish-deputeti: Rama ka frikë nga bashkimi i shqiptarëve; fleta e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa akuzon kryeministrin Rama se ka frikë nga bashkimi i shqiptarëve.

Reagimi vjen referuar çështjes së këtyre ditëve, ndryshimeve kushtetuese për reformën zgjedhore. Në Facebook Hasa pohon se fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore, ndërsa arsyeton se Rama e di mirë që tashmë ka ngelur vetëm dhe në kërkon të bllokojë koalicionet duke premtuar listat e hapura.

REAGIMI I HASËS

Pasi e rrënoi Shqipërinë për 7 vjet Edi Rama 🤡 është i tmerruar nga vota e shqiptarëve.

Ai vazhdon cirkun dhe piruetat e propagandës duke shpikur çdo lloj alibie për të bllokuar bashkimin e madh qytetar kundër tij.

Është e qartë për të gjithë që fleta e votimit nuk preket fare nga ekzistenca e koalicioneve parazgjedhore.

Edi Rama e di mirë që tashmë ka ngelur vetëm dhe në mënyrë të dëshpëruar po kërkon të bllokojë koalicionet duke premtuar fund listat e hapura, duke lene shumicen e qarqeve me lista defakto te mbyllura.

Edi Rama nuk e do hapjen e listave, ai thjesht do që të ndryshojë kushtetutën që të ndalojë koalicionet parazgjedhore.

Të fundit