All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ish deputeti rendit arsyet pse duhet të dorëhiqet Edi Rama: Për çfarë ka nevojë vërtet Shqipëria në këto ditë të vështira

Ish deputeti rendit arsyet pse duhet të dorëhiqet Edi Rama: Për
All - Paragraf - 1

Ish deputeti Romeo Gurakuqi, përmes një statusi në Facebook ndalet te paraqitja e kryeministrit Rama sa i takon daljeve publike për masat që qeveria ka marrë për parandalimin e koronavirusit.

All - Paragraf - 3

Së fundmi daljet e kryeministrit janë shpeshtuar, e sidomos në mediat italiane për shkak se në vendin fqinj qeveria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë.

Marrë shkas nga kjo Gurakuqi pyet: ‘A mund të jetë Edi Rama ‘mjeshtri i madh’ i situatës shqiptare 2020?’, me theksin se propaganda  qeveritare është shtuar dukshëm.

Ish deputeti rendit një sërë arsyesh se çfarë i nevojitet vërtet Shqipërisë në këto ditë të vështira, duke apeluar kryeministrin Rama të largohet, me arsyetimin se po shpalos para publikut papërgjegjshmëri.

Reagimi i plotë

A mund te jete Edi Rama "mjeshtri i madh" i situates shqiptare 2020?

Eshte kjo nje pyetje qe behet rendom keto dite te krizes, ankthit, pasigurise dhe drojes per te folur per politike, nderkohe qe shoqeria dhe qytetaret perpeliten per mbijetese dhe arsyeja qeverise eshte transformuar ne vullnetin, endrrat e arsyetimet e nje personazhi.

Ne fakt, pikerisht per kete kaperthim te gjithanshem ku gjendemi, shoqeria nuk mund te jete edhe me tutje peng i mbajtjes mbi krye te puneve, te njeriut te gabuar dhe as te bjere ne batakun e riciklimit brenda te njejtit rreth, te kotave vegjetues te sistemit politik te hajduterise, te strukur ne votrat e interesave personale dhe familjare.

Per sa i perket "babait te situates", do te thoja se as legalisht dhe as moralisht, shkaterruesi i kuadrit institucional te Republikes Parlamentare, ndertuesi i skemave te shperndarjes ne klientele te parase publike, fajtori i ndeshkimit miliardesh  te shtetit shqiptar nder gjyqet nderkombetare, rrenuesi fundor i shtetit te qytetareve per llogari te trafikanteve te drogerave qe blejne zgjedhjet, nuk duhet te lihet i lire te operoje ne teatrin e tij te perditshem absurd me qytetaret. Ndaj tij ka vec nje kerkese te qarte dhe te prere dhe te panegocueshme: largohu se paku keto dite kur paaftesia dhe papergjeshmeria e juaj e kahershme ndaj publikut eshte shpalosur ne menyren me te shkelqyer.

Shqiperia sot ka nevoje per nje Qeveri Profesionistesh te Unitetit Kombetar, qe duhet te arrihet permes rikompozimit ligjor te institucioneve te boshatisura dhe pezulluara nga "Mjeshtri i Madh" dhe ortaket e tij te teatrit kinse europianist.

Shqiperia ka nevoje sot per nje zbritje te bute, te akorduar mbi logjike, nevojat imediate publike,  nga qeveria e sunduar nga nje "mjeshter" i paafte dhe abuzues deri ne limit te ekzistences, ne nje qeveri te emergjences civile dhe riperteritjes se Sherbimit Shendetesor Nacional, qe ndihmon popullin, vendos ne plan te pare Spitalet, korigjon linjat e palevizshme abuzuese me parane publike te kryeministrit pa parlament dhe pa kushtetute, vendoset njimendesisht ne krye te puneve policore dhe menaxheriale dhe pergatit kushtet drejt rikthimit te normalitetit gjithanesisht.

Të fundit