Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ish-deputeti revoltohet me filmin ‘I love Tropoja’: Turp për Mamaqin e tutorin politik, askush s’mund ta fyej djepin e qytetërimit
Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve është shfaqur filmi ‘I love Tropoja’ i Ermal Mamaqit.
Ajo çka zgjoi reagime dhe interes ishte pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në këtë film, ku luante rolin e të fortit, me një pamje të ekzagjeruar dhe me një fjalor që lë vend për diskutim.
Ish deputeti i PD në Tropojë, Azgan Haklaj ka reaguar ashpër ndaj këtij filmi duke e cilësuar një turp dhe fyerje për Tropojën, që sipas tij është vendi dhe djepi i qytetërimit.
Reagimi i plotë:
Që në fillim të këtij reagimi desha të theksoj se Mamaqi as mamaqët, as ata që i kanë nxitur, tutori apo producenti politikë i mamaqëve, e ata që kanë bashkëpunuar me të nuk mund të fyejnë e turpërojnë Tropojën e tropojanët.
Tropoja është djepi i qytetërimit.
Aty janë rrënjët dhe pikëprerja iliro- dardane 2000 vjet para Krishtit.
Ajo shtrihet në prehër të Alpeve ku ngrihet Shkelzeni madhështor, qendra e Shqipërisë Etnike.
Studiuesja Edit Durham thotë “Nëse doni të takoheni me perenditë e Eskilit shkoni ku takohet Drini me Valbonën”.
E Drini me Valbonën takohen në Tropojë.
Tropoja- Malësia e Gjakovës është djepi i Eposit të Kreshnikëve.
Aty Ajkuna vajtoj Omerin.
Eposi i Kreshnikëve duhet të ishte pranuar në Unesko përkrah Vedave Indiane, Eposit të Gilgameshit, Dioskurëve të Greqisë, Nibelungëve të Gjermanisë, Këngës së Rolandit të Francës, Këngës së Sidit në Spanjë, por u sabotua qëllimisht nga Ministria e Kulturës. Reagimi i zbehtë për aktin e shëmtuar, rrembimin e Lahutës nga serbët e deshmoj mësëmiri këtë.
Tropoja është djepi i historisë kombëtare, kallëzuesi më autentik i betejave për liri, çlirim kombëtar e demokraci.
Nga aty e nisën turravrapin për në Besëlidhjen e Lezhës, të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), Pal- Nikoll- Lek Dukagjini, Pjetër Shpani me të bijtë, në vitin 1444.
Tropoja ishte mbështetësja kryesore e kryengritjes popullore kundër Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga Rilindasi Europian Pjetër Bogdani në vitin 1689.
Aty shpërthyen kryengritjet kundër Perandorisë Turke e reformave të Tanzimatit, kryengritje të udhëhequra nga Binak Alija e Sokol Rama në vitet 1444-1445, të cilat i shkaktuan pushtuesëve osmanë 1500 të vrarë duke i thyer keq në brigjet e Valbonës.
Nga aty fluturuan si shqiponjë drejt Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Mic Sokoli, Zmajl Hyseni, Haxhi Zeka, Ali Ibra, Col Delia dhe mijëra luftëtarë drejt Gjakovës në aksionin për vrasjen e Ali Pashë Maxharrit dhe drejt Betejës së Nokshiqit në mbështetje të Jakup Ferrit, Ali Pashë Gucisë, Bajram Bali Nokshiqit, Kadri Bajrit, Kajë Selmanit për mbrojtjen e Plavë Gucisë.
Nga Tropoja e nisën turravrapin Haxhi Zeka e Bajram Curri drejt Lidhjes së Pejës “Besa- Besë”.
Tropoja u ba vatër e betejave kundër xhonturqëve në vitet 1908-1909-1910.
Nga Tropoja u nisën si era maratonomakët e lirisë Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini drejt kuvendeve të Deçiçit të Ded Gjon Lulit, kuvendeve të Junikut e Shkupit, në Kryengritjen e Përgjithshme që do të kurorëzohej me shpalljen e Pavarësisë në Nëntorin e Dytë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorën historike nga Plaku i Urtë, Ati i Kombit Ismail Bej Vlora me 28 nëntor 1912.
Nga Tropoja fluturoi dragoi i Alpeve Bajram Curri në vitin 1920 drejt Kongresit të Lushnjes që sot kremton 100 vjetorin, ku u emërua ministër pa porofol i Qeverisë së Sylejman Delvinës.
Në Bujan të Malësisë Gjakovës është organizuar Konferenca e Bujanit me dt 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944 dhe u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore por u tradhëtua
nga mamaqët bolshevikë shqiptaro- jugosllavë.
Nga Tropoja e nisi fluturimin Shqipja Dardane Tahir Sinani, ( Komandanti i Njësitit Arbëri) drejt Kosovës, Preshevës, Shkupit, Kumanovës e Tetovës
Ajo ka qenë barrikadë e Invadorëve të shumtë, ka qenë historikisht fushëmejdani e përcaktimit të fateve kombëtare, qysh nga kreshnikët e Jutbinës Muaji e Halili e Gjergj Elez Alia kundër krajlive të Serbisë dhe bajlozëve të detit, deri tek luftrat gjakatare me demat e terbuar të Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçi.
Shumë heronjë të Tropojës e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.
E tutori i Mamaqit kuislingu, sivëllau i Petenit mytesarifi i Erdoganit Edi Rama u përpoq të ndajë trojet iliro-dardano arbërore për ti bërë sherbimin e fundit Gebëlsit të Millosheviçit Aleksandër Vuçiçit.
Ky skenar ogurzi, kjo ëndërr djallëzore shterroj në Samitin e Berlinit.
Kalorësi i Lirisë, dalëzotësi i Atdheut, dorëzani i Pavarësisë së Kosovës, Pashaporta Europiane e saj Ramush Haradinaj ia doli ndonëse i vetëm të ndalë këtë plan djallëzor të pagëzuar si korrigjim kufijësh.
Esat Pasha i Dytë, Bimbashi Rama nuk u ndal, shenoj aktin tjetër të tradhëtisë, sëbashku me sivëllaun Vuçiç krijuan miniShengenin Ballkanik, me qellim aneksimin e Kosovës, dhe krijimin e bajpaseve të Serbinë për daljen e saj në Adriatik e jetësimin e Jugosllavisë së re apo Serbisë së madhe.
Despot Rama pasi uzurpoj të gjitha pushtetet, invadoj të gjitha institucionet kushtetuese ashtu siç bënë mamaqët bolshevikë në Kongresin e Permetit 24 – 28 maj 1944 ku ideuan shkatërrimin e Shtetit Modern Shqiptar.
Slloganin bolshevik “Të gjithë pushtetin sovjetëve” e adaptuan “Të gjithë pushtetin komunisëve”.
Kmerët e kuq me dhunë e terror pak muaj me vonë, menjëherë, sapo u çlirua Shqipëria instaluan diktaturën komuniste të Polpotit Enver Hoxha, atit shpirtëror të Mamaqit dhe tutorit të tij Edi Rama.
Kuislingu Rama me panternalizmin e tij që buron nga delirët satanikë pushkatoi Kauzën Çame, u përpoq të ndante Kosovën, e të shkëmbente trojet e shqiptarëve, shiti asetet kombëtare, dhuroj pasuritë strategjike për interesat e tij utilitare me qëllim mbajtën e pushtetit me çdo kusht.
Tani Mamaqi po i shërben Padrinos në platëformën e tij denigruese si hakmarrje ndaj atyre që ia rrëzuan baballarët nga pushteti në vitet 90 e sot ju kanë bërë barrikadë në skenarët e tij për shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri e projektet djallëzore kundër Kosovës e Çështjes Kombëtare.
Ata po hakmerren ndaj Tropojës sepse nga aty nisi fluturimi i korifejëve të demokracisë Sali Berisha, Azem Hajdari, Besnik Mustafaj dhe qindra djemëve dhe vajzave, dallëndysheve pranverore të dhjetorit të vitit 1990 që sëbashku me uraganin popullor përmbysën diktaturën komuniste të mamaqëve, formuan Partinë Demokratike dhe institucionalizuan pluralizmin, demokracinë e shtetin e së drejtës.
Nga Tropoja janë martirët Bashkim Mella, Halit Haxhia, Sabaudin Isufi, Krishti i demokracisë Shqiptare Lek Çokaj që dhanë jetën heroikisht për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, demokracisë, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Shqipërisë në vitin 1997 nga dhuna, krimi e terrori i bandave të Partisë të vetëpagëzuar si Rilindje të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë, me qëllim të realizimit të ëndrrës shoviniste të mbetur përgjysmë, ndarjen e Shqipërisë.
Mamaq, shkrimtari i madh Tolstoi na ka lanë një maksimë:
“Nga malet e larta zbresin mendje të kthjellta.
Në metropole lindin talente, në qytete lindin gjeni.”
E nga Jezerca, Shkelzeni, Maja e Hekurave, nga Alpet e Tropojës zbritën hyjnitë Nderi i Kombit Dervish Luzha e Rexhep Beli.
Dua ti kujtoj Mamaqit dhe mamaqëve se Tropoja është vend i dijes, ajo zën vendin e parë në Republikë të numrit të arsimuarve me shkollë të lartë në proporcion me numërin e popullsisë.
Ajo krenohet me poetët, shkrimtarët dhe artistët e përkryer të skenës dhe ekranit, kengëtarët brilantë e baletmaestrat e shkëlqyer, akademikët, doktorrët e shkencave, gjeneralët e zotë, biznesmenët e suksesshëm, sportistët e talentuar, ku në të gjitha ballafaqimet kombëtare e ndërkombëtare janë vlerësuar me vende nderi.
Qindra libra janë shkruar nga tropojanët e më to mund të bëhet një biblotekë mjaft e pasur.
Prej dy dekadash në Tropojë shtrohet Sofra Dardane, Festivali Kombëtar më i madh i trojeve shqiptare.
Kjo sofër ka për meny këngët dhe vallet më të bukura shqipe.
Ky Kuvend panshqiptar i artit tradicional për tre net ngjet në skenë rreth 1000 artistë, evokon historinë tonë të lavdishme dhe kthen Tropojën në kryeqytet të kulturës shqiptare, i dhuron publikut artëdashës tre net magjike.
Sapo erdhën në pushtet tutorët e Mamaqit e hoqën nga projektet shtetërore të ministrisë së kulturës dhe u përpoqën me të gjitha mjetet e mënyrat për ta penguar organizimin e këtij referendumi artistiko- qytetar, por në fakt kanë deshtuar me turp.
Sofrën Dardane nuk ka termet që mund ta rrëzojë, cunam që mund ta shkulë, vullkan që mund ta mbulojë, tajfun që mund ta fshijë sepse ka mbështetjen e qytetarëve artëdashës tropojanë, të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë, ka bekimin e vetë Zotit.
z Mamaqi Kanuni i Lek Dukagjinit është monument kulture.
Kur nuk ekzistonte Tirana që sot feston 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet Tropoja kishte një korpus ligjor që sherbente si e drejtë zakonore.
Kanuni i anatemuar nga mamaqët e soji i
juaj nuk inkurajonte e frymëzonte krimin, përkundrazi e parandalonte atë.
Ai ishte Kushtetuta e Malësisë, kur nuk qeveriseshin shumë shtete perëndimore, madje vetë Amerika.
Na gjej Mamaq ku shkruhet trillimi juaj denigrues e përbaltës.
Turp për ty, për ata që të kanë sponsorizuar në marrëzinë tënde dhe për ata që kanë rënë në kurthin tend.
Tropojën nuk e kanë përbaltur dot krajla e zhupana, perandor bizantinë e sulltanë otomanë e po e baltos ti Mamaqi i Sulltan Ramës.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58