Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti shqiptar: Unë kam frikë nga gruaja!

I ftuar në emisionin "Soiree" që moderohet nga prezantuesja e njohur Jonida Shehu ka qenë ish-deputeti Mitro Çela.

Emisioni ishte konceptuar si Nata Shkodrane ku të ftuar ishin personalitete të artit dhe kulturës shkodrane, si Zef Deda me të birin Mario, por dhe ish-deputeti Mitro Çela që është me origjinë nga jugu, por dhëndër në Shkodër.

Në një moment ka qenë pyetja e drejtuar Mario Dedës, nëse në shtëpi ia bënte zap Zefi apo gruaja, dhe pikërisht këtu ka ndërhyrë Mitro duke u vetpërgjigjur: "Jo për gjë, po unë kam frikë nga gruaja"!

Ish-deputeti ka marrë shumë nga humori i hollë shkodran.

 

 

Të fundit