Flash News

KRYESORE

Studiuesi Moikom Zeqo fiton çmim në Istog të Kosovës

Studiuesi Moikom Zeqo fiton çmim në Istog të Kosovës

Ish-deputeti socialsit në vitet 1992-1996, ministër kulture në 1991, shkrimtari dhe poeti Moikom Zeqo, fiton çmimin “Teuta” në manifestimi letrar “Muzat e Alpeve 2017” që po mbahet në Istog të Kosovës. Në kuadër të manifestimit të përvitshëm Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve ndan edhe çmimin letrar “Teuta”. Laureatë paraprakë të këtij çmimi ishin shkrimtarët e mirënjohur shqiptarë dhe malazezë: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi dhe Mirash Martinoviq. Ndërsa sivjet çmimi letrar “Teuta” shkoi për njërin ndër personaliteteve të kulturës shqiptare, profesor Moikom Zeqo. Ky aktivitet mbyllet me datë 6 korrik dhe brenda programit të sivjetshëm janë: historiku i “Teutës”, biografi e shkurtër e laureatëve të Çmimit për Vepër Jetësore “Teuta” si dhe homazh për dy laureatët e ndjerë Dritëro Agolli dhe Ramiz Kelmendi. Do të mbahen edhe kumtesa mbi temat: “Krijimtaria studimore e Dr. Ibrahim Rugovës”, “Letërsia shqipe dhe roli i saj historik” dhe “Feminizmi, bota dhe kundërbota e tij" si dhe promovim i librave dygjuhësh: "Svi moji-Të gjithë të mitë", me autor Zuvdija Hoxhiq (Berisha), "Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme", me autor Lulzim Tafaj, si dhe “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, përkthim dhe botim i ri nga Anton Nikë Berisha. Moikom Zeqo është autor i veprave poetike e studimore, të cilat fillojnë maratonën e madhe të postmodernizmit shqiptar, që në vitet 70-të të shekullit që lamë pas. 

 

Të fundit