Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti socialist: Kam qenë gjithmonë kundërshtar i Ramës. Analisti: Bleve mandatin. S’di për çfarë cilësie erdhe në pushtet

Ish-deputeti socialist: Kam qenë gjithmonë kundërshtar i

Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, në një lidhje direkte në “360 Gradë”, ka folur për situatën në qeverinë aktuale dhe për kryeministrin Rama.

“Kjo qeveri erdhi në bashkëpunim me blerjen e votave dhe hashashin. Ky kryeministër sillet me arrogancë sepse nuk ka asnjë mbështetje nga asnjë partner ndërkombëtarë dhe është i mbërthyer nga të gjitha hallkat. Kemi dy ministra të Brendshëm që janë të implikuar në trafik droge. I pari personalisht, tjetri në bashëkpunim me vëllain. Kjo është qeveri narkotrafikantësh”, u shpreh Ndocaj.

Analisti, Ilir Demaliaj iu drejtua Ndocajt, duke i thënë se është vetë ai që ka dhënë para për blerjen e mandatit dhe ka mbështetur Ramën. “Se nuk e di për çfarë kualitetesh dhe cilësish erdhe në pushtet”, tha Demaliaj.

“Unë shpresova që Rama të ndryshonte vendin, por ato lëvizin rrotën në krahun e tyre e jo të popullit. Kafe dhe drekë i kam dhënë dhe Berishës. Kujtdo që ka ardhur më ka takuar në Milano. Unë kam kontribuar që të ketë rotacion. S’ka qenë blerje mandati por për të bërë rotacion. Edhe kur kam qenë deputet i tyre unë kam qenë opozitar. Dhe më opozitar se opozita aktuale”, është shprehur Ndocaj duke shtuar më tej se në vitet e fundit, e vetmja rrotë që është lëvizur është ajo kundër popullit.

Të fundit