Flash News

KRYESORE

Ish-deputeti socialist replikë me Veliajn për të rinjtë: Ti po ua mbush mushkëritë me pluhur pallatesh dhe oligarkësh

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku përbri tyre ka shkruar: “Mëngjes i bukur, me të rinj që zgjedhin të jetojnë shëndetshëm në Tiranë!”, duke iu referuar disa të rinjëve që po ecnin me biçikleta pranë Parkut Rinia.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetit të Partisë Socialistë, Andi Harasani, i cili pasi ka shpërndarë fotot e Veliajt shkruan: “Por krimi [i referohet Veliajt] s’do i lejoje të rriten të shëndetshëm, do jua mbushë mushkëritë me pluhur pallatesh dhe oligarkësh. Me kioska për median. Mjerë të rinjtë”, ka përfunduar Harasani.

Të fundit